Daja: Presioni i titullit te Partizani ekziston

Futboll

Daja: Presioni i titullit te Partizani ekziston

Më: 9 shtator 2021 Në ora: 12:39
Daja: Presioni i titullit te Partizani ekziston

Kategoria Superiore është futur nw ethet e fundit për premierën e sezonit të ri, i cili do të ngrejw siparin, të premten në mbrëmie me sfidën midis Teutës dhe Partizanit që do të luhet në “Elbasan Arena”. Në prag të 90 minutave të para sezonale, trajneri i “demave”, Ilir Daja në konferencën e parë pwr kwtw sezon tw ri u shpreh i kenaqur me merkaton pasi tani skuadra e tij është furnizuar mjaftueshëm për të përballuar sezonin.

“Merkato? “Janë afruar rreth 20 lojtarë të rinj dhe me eksperiencë. Kemi në portë Alban Hoxhën dhe kemi afruar portierin e ri të talentuar Laroshin. Kemi afruar Kaçen dhe Malën, por gjendja e tyre nuk është më e mira që të startojnë nesër. Kemi shumë lojtarë të rinj që do të jenë e ardhmja e Partizanit”.

Edicioni i ri për Dajën dhe Partizanin nis në tranfertë, përballë kampionëve të Teutës së Edi Martinit dhe tekniku Daja e vlerëson maksimalisht kundërshtarin e gjithashtu tregon se ky kampionat do të jëtë shumë i rivalizuar.

“Sfida ndaj Teutës? “Po të shikosh këtë kampionat, të gjithë ndeshjet janë të vështira. Janë 7 ekipe që pretendojnë të jenë në pjesën e sipwrme të klasifikimit. Nuk po përmend emra pasi futbolli është i paparashikueshëm e skuadrat që prentedojnë mund të zhgënjejnë rrugës apo ka ekipe që mund të surprizojnë. Nesër luajmë ndaj skuadrës kampione e presim që të jetë një ndeshje e vështirë. Duhet të jemi pragamatist pasi nuk kemi gjendjen e duhur kjo e për shkak të merkatos që kemi bërë”.

Në merkato Partizani ishte një nga skuadrat më aktive, por me bujë të madhe pritet debutimi i Ergys Kaçes, por tifozët dhe vetë trajneri duhet të presin për diçka të tillë.

“Nëse Mala dhe Kaçe do të kishin gjendjen e tyre më të mirë do të ishin titullarë nesër kjo as nuk diskutohet. Mendojmë që të na vijnë sa më shpejtë në formën e tyre pasi do ta ndihmojnë shumë skuadrën. Kemi parë shumë lojtarë në merkato dhe kemi zgjedhur disa prej tyre. Mendojmë se me shumicën e lojtarëve kemi qenë në fazën përgatitore dhe mund ta përballojmë këtë sezon e gjithashtu presim edhe që afrimet e reja të jenë gati shumë shpejtë”.

Ndryshe nga sezoni i kaluar, Partizani është dukshëm një nga skuadrat favoritepër titullin kampion,  por sa do të ndikoj ky presion  te Daja dhe Partizani. trajneri u shpreh.

“Partizani është nga ekipet më të titulluara dhe presioni është gjithmonë prezent. Ka tifozë të shumtë pranë që kërkojnë gjithmonë të fitojnë dhe lojtarët zgjidhen që të përballojnë këtë presion”.

Risia më e madhe e sezonit do të jetë përdorimi i sistemit VAR dhe për Dajën, ky sistem do të sjell të mira, por përshtatja me të do kohën e duhur. Një tjetër risi mund të konsiderohet edhe rikthimi i tifozëve në shkallët e stadiumit që për teknikut është diçka shumë pozitive.

“Tifozët dhe sistemi VAR? “Më e rëndësishme është rikthimi i tifozëve. Për ne është një suport i madh pasi ka shumë tifozë që na ndjekin dhe jo vetëm në stadium. VAR mendoj se do të ulë shkallën e padrejtësisë. Kam mendimin që ndoshta do të na penalizojë pasi duhet të përshtatemi me këtë sistem të ri që është risi në Superligë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat