Klubi spanjoll e shpërfill shtetin, e përshëndet Kosovën në gjuhën shqipe

Futboll

Klubi spanjoll e shpërfill shtetin, e përshëndet Kosovën në gjuhën shqipe

Më: 9 shtator 2021 Në ora: 13:48
Klubi spanjoll e shpërfill shtetin, e përshëndet Kosovën në gjuhën shqipe

Për dallim nga Federata e Futbollit e Spanjës, klubi nga qyteti i madh spanjoll Murcia, CAP Ciudad de Murcia, nuk e ka pasur telashe e as nuk ka ngurrur ta përshëndes Kosovën me emër në rrjetet sociale.

Federata e Spanjës, RFEF, ka bërë çmos për të mos iu referuar Kosovës në emër gjatë njoftimeve për ballafaqimet ekipit të vet kombëtar me kombëtaren dardane në mars në Sevillë dhe tani në shtator në Prishtinë.

Ajo shpesh nuk e ka përmendur fare emrin e Kosovës e disa herë i është referuar asaj si “territor”, apo si “federatë”. Të njëjtën qasje e kanë pasur edhe shumë media atje.

Por këtë telashe nuk e ka pasur CAP Ciudad de Murcia, klubi nga Murcia – qyteti juglindor spanjoll dhe kryeqyteti i rajonit të Murcias.

Duke iu përgjigjur përshëndetjes ironike të një faqeje të futbollit të Kosovës në rrjetin social Twitter, CAP Ciudad de Murcia e përshëndeti Kosovën në gjuhën shqipe dhe duke iu referuar në emër.

“Përshëndetje Kosovo!”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat