Moment i madh për Manchester Utd

Futboll

Moment i madh për Manchester Utd

Më: 9 shtator 2021 Në ora: 22:44
Moment i madh për Manchester Utd

Një ditë para se të kthehet në aksion Liga Premier, Cristiano Ronaldo vizitoi fushën në “Old Trafford” për të dhënë një mesazh të thjeshtë: ‘Unë jam gati’.  

Mbrojtja e Neëcastle United, do të jetë e para që do të provojë ta ndal Ronaldon, pas kthimit në Angli, pas 12 vitesh.

36-vjeçari tashmë i ka bërë një vizitë shtëpisë së tij shpirtërore të futbollit, duke u futur brenda me fanellën me numrin 7 të United për të ecur poshtë tunelit për një intervistë me shokun e vjetër të skuadrës së Djajve të Kuq, Wes Brown.

Ish-mbrojtësi e pyeti Ronaldon nëse ka ende motivi për tituj.

“Kjo është arsyeja pse unë jam këtu”.

“Unë jam i aftë, unë dhe shokët e skuadrës. Unë jam gati. Është një shans i mirë për mua, për tifozët, për klubin, për të bërë një hap përpara”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat