Pritet të rikthehet kundër Juventusit

Futboll

Pritet të rikthehet kundër Juventusit

Më: 9 shtator 2021 Në ora: 23:01
Pritet të rikthehet kundër Juventusit

 Mesfushori i Napolit, Piotr Zielinski duket se do të jetë gati me kohë për të luajtur në ndeshje në shtëpi kundër Juventusit këtë vikend, edhe pse do të këtë një kontroll nesër.

Polaku do të këtë edhe disa kontrolla sot dhe mesfushori do të jetë gati për ndeshjen e madhe kundër bardhezinjve.

Por, ylli i Napolit do të bëjë edhe disa teste të reja mjekësore ku do të konstatohet se a është gati për të luajtur me këmbën e tij.

Sky Sport Italia raporton që Napoli pret që ta këtë në dispozicion 27 vjeçarin dhe Zielinski mund të luajë bashkë me Victor Osmihen, pasi që napolitanët fituan apelin pasi ai u dënua me të kuq në ndeshjen e parë kundër Venezias.

Kështu, nigeriani do të jetë gati të përballët me Zonjën e Vjetër të shtunën, derisa Juventusi ka konfirmuar që Federico Chiesa nuk do të ftohet për të udhëtuar me skuadrën në Napoli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat