Tite thumbon Argjentinën

Futboll

Tite thumbon Argjentinën

Më: 9 shtator 2021 Në ora: 23:28
Tite thumbon Argjentinën

Tite, trajneri i Brazilit, ka thumbuar Argjentinën pas asaj që ka ndodhur në ndeshjen e madhe të anuluar pak ditë më parë mes dy kombëtareve amerikanojugore.

“Në futboll nuk mund të lejohet gjithçka.

Drejtësia, ligji, respekti dhe hierarkitë ekzistojnë, ka disa rregulla që duhen respektuar”, ka thënë Tite pa përmendur Albiceleste-n.

“Nuk e di se çfarë ka ndodhur në mënyrë specifike, nuk mund të gjykoj, por nuk mund të harrohet se ekziston ligji.

Duhet pak më shumë respekt. Unë dua që ndeshja të luhet, por nëse është bërë një gabim, ligji duhet ta zgjidhë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat