Argjentina triumfon falë magjive të Lionel Messit

Futboll

Argjentina triumfon falë magjive të Lionel Messit

Më: 10 shtator 2021 Në ora: 10:02
Argjentina triumfon falë magjive të Lionel Messit

Kanë përfunduar dhe sfidat e fundit të fushatës kualifikuese të Botërorit “KATAR 2022” në Amerikën e Jugut.

Argjentina ka triumfuar me rezultatin 3;0 ndaj Bolivisë falë magjive të Lionel Messit i cili dhuroi “show” me një tripletë.

Ylli argjentinas ka kaluar dhe rekordin e mbajtur nga legjenda braziliane dhe e futbollit, Pele ku sulmuesi i PSG-së ka shënuar 79 gola ndaj Pelesë me 77 gola në një kombëtare amerikano-jugore. Skuadra “Albiceleste” renditet në vendin e dytë me 18 pikë.

Brazili ka arritur të fitojë me rezultatin 2-0 ndaj Perusë, falë golave të Ribeiros dhe Nejmarit, dhe skuadra Seleçao aktualisht klasifikohet në vendin e parë në kuotën e 24 pikëve, e shkëputur ndjeshëm nga Argjentina e vendit të dytë.

Në takimet e tjera, Uruguaj ka arritur një sukses në frymën e fundit në minutën e 90+2′ flalë golit të Pereiros ndaj Ekuadorit. Paraguaj ka fituar me shifrat 2-1 kundër Venezuelës dhe Kolumbia triumfon me rezultatin 3-1 ndaj Kilit.

NDESHJET E LUAJTURA –

ARGJENTINË 3-0 BOLIVI

BRAZIL 2-0 PERU

URUGUAJ 1-0 EKUADOR

PARAGUAJ 2-1 VENEZUELË

KOLUMBI 3-1 KILI.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat