Brazili hakmerret ndaj Premier League

Futboll

Brazili hakmerret ndaj Premier League

Më: 10 shtator 2021 Në ora: 11:50
Brazili hakmerret ndaj Premier League

Rregullorja e FIFA-s thotë këtë: nëse klubet refuzojnë t’i lejojnë lojtarët e tyre për të shkuar në ekipin kombëtar që i përkasin, ato mund të pezullohen për 5 ditë. Kështu, CBF, Federata Braziliane e Futbollit, e cila nuk ishte në gjendje të kishte lojtarët që luajnë në Angli në tri kualifikueset e këtij muaji për Kampionatin Botëror, u hakmor.

Konkretisht, ajo kërkpo ndalimin për të luajntur në Premier League nga 10 deri më 14 shtator Roberto Firmino, Fabinho dhe Alisson (Liverpool), Ederson dhe Gabriel Jesus (Manchester City), Raphinha (Leeds); ndërsa Thiago Silva (Chelsea) dhe Fred (Manchester United) nuk do të mund të aktivizohen as në Ligën e Kampionëve, si dhe Claudinho dhe Malcom (Zenit St.Petersburg).

Richarlison, në vend të kësaj e shpëtoi veten nga “hakmarrja” për marrëdhëniet e mira që ekzistonin me Everton.

Ndalesa e FIFA -s duhet të shtrihet edhe tek Miguel Almiron i Newcastle nga Paraguaji. Të gjithë ishin bllokuar nga klubet e tyre përkatëse për shkak të çështjeve të karantinës Covid-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat