PSG do të jetë pa dy yjet kryesore të skuadrës ndaj Clermontit

Futboll

PSG do të jetë pa dy yjet kryesore të skuadrës ndaj Clermontit

Më: 10 shtator 2021 Në ora: 19:54
Maurizio Pochettino

Në prag të ndeshjes së vlefshme për xhiron e pestë të Ligue 1, trajneri i PSG-së, argjentinasi Mauricio Pochettino, bëri një analizë të situatës se kush do të luajë dhe kush jo.

Në ‘Parc des Princes’, ai do të përballet me befasinë Clermont, e sapo promovuar e cila ndodhet e treta në renditje me tetë pikë pas vetëm katër xhirove.

“Ndeshja kundër Clermont do të jetë e vështirë, si të gjithë në këtë ligë. Ata janë promovuar dhe e kanë filluar sezonin shumë mirë, ata kanë punuar me të njëjtin trajner për gjashtë vjet. Unë mendoj se do të jetë e ndeshje vështirë. Por ne jemi PSG dhe duhet të mendojmë për të bërë rezultatin”, theksoi trajneri argjentinas.

Pochettino po përgatitet të përballet me sfidën e planifikuar për nesër pasdite me një skuadër që është ndryshuar në çdo rast duke pasur parasysh kthimet e fundit nga ekipet kombëtare të shumë lojtarëve të rëndësishëm.

“Paredes, Di María, Neymar dhe Leo Messi nuk do të përfshihen nesër”, konfirmoi argjentinasi.

“Ata luajtën deri në tre këtë mëngjes në një ndeshje ndërkombëtare. Gjithmonë mbani mend se ne jemi PSG, ne gjithmonë do të luajmë me njëmbëdhjetën më të mirë të mundshme".

Edhe Gigio Donnarumma nuk është ende i sigurt për të bërë debutimin e tij në Ligue 1 me ekipin e tij të ri, në favor të Keylor Navas. Midis të dyve, megjithatë, mbetet një ‘balotazh’ se kush do të luajë.

“Unë nuk kam vendosur ende kë të fus në portë. Donnarumma është po aq opsion sa Navas”, theksoi 49-vjeçari.

Së fundi, as Sergio Ramos nuk do të jetë ende në dispozicion, as kundër Bruges për debutimin e PSG në Ligën e Kampionëve.

“Nuk jam i shqetësuar për gjendjen e tij, ai është në rregull. Kur të jetë gati të kthehet në fushë, do të luajë”, përfundoi Pochettino.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat