Befason Ibrahimovic: Jam më i miri në botë!

Futboll

Befason Ibrahimovic: Jam më i miri në botë!

Më: 10 shtator 2021 Në ora: 20:47
Zlatan Ibrahimovic

Zlatan Ibrahimovic insiston se “Topi i Artë” i mungon atij dhe jo anasjelltas, me Ronaldon dhe Messin që nuk kanë asgjë më shumë se ai përveç trofeve.

39 vjeçari është gati për ndeshjen që Milani ka kundër Lazios në fundjavë, pasi vjen nga një dëmtim ku humbi edhe EURO 2020.

Zlatan u pyet nëse i mungon “Topi i Artë” në karrierën e tij dhe suedezi dha përgjiget e tij klasike. “Jo, është Topi i Artë të cilit i mungoj unë. Nëse flasim për cilësi, Messi dhe Ronaldo nuk kanë asgjë më shumë se mua, vetëm nëse konsiderojmë trofetë pasi unë nuk e kam fituar Champions League.

Thellë brenda vetes, mendoj se jam më i miri në botë” ka thënë Ibrahimovic. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat