CONMEBOL refuzon që Kampionati Botëror të mbahet çdo dy vjet

Futboll

CONMEBOL refuzon që Kampionati Botëror të mbahet çdo dy vjet

Më: 10 shtator 2021 Në ora: 21:16
Foto ilustrim

Pas UEFA-së, kanë qenë organizata jugamerikane, CONMEBOL që po ashtu e kanë kundërshtuar publikisht idenë e Presidentit të FIFA-së, Gianni Infantino për të mbajtur Botëror çdo dy vjet.

Ky është qëndrimi i fundit kundër këtij projekt që do të bëjë që Infantino të tërhiqet nga ideja e tij, për të cilën ai është duke marrë shumë pak mbështetje.

Këtë mbrëmje, CONMEBOL ka lëshuar një deklaratë ku tërheq vërejtjen që një Botëror për çdo dy vite “do të çrregullonte garën më të rëndësishme të futbollit në planet, do të ulte cilësinë e saj dhe do të minonte karakterin e saj dhe standardet e saj aktuale”.

CONMEBOL konfirmon që në ndonjë fazë tjetër do ta mbështeste këtë projekt, por pas analizave taktike të propozimit dhe konsultave me liderët e futboll Jug-Amerikan, ata e kanë parë që kjo është “e paarritshme”.

Konfederata jugamerikane kështu ka ratifikuar mbështetjen e tyre për një model si i tanishmi që Botërorët të mbahen çdo katër vite.

Shoqatat e klubeve, individ të ndryshëm nga top ligat në botë dhe natyrisht UEFA janë dalë kundër idesë që Botërori të luhet për çdo dy vite. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat