Sevilla i mbyll “derën” Chelseat

Futboll

Sevilla i mbyll “derën” Chelseat

Më: 11 shtator 2021 Në ora: 07:57
Jules Kounde

Chelsea nuk e ka thënë fjalën e fundit për Jules Kounde. Qendërmbrojtësi francez i beri presion Sevillas që të largohej gjatë merkatos së verës, por në fund spanjollët nuk iu dorëzuan sulmit nga Londra.

Lojtari i rebelua dhe nuk pranoi të udhëtonte me skuadrën fillimisht, por duket se kjo ka kaluar tanimë dhe klubi me tifozët janë të gatshëm për ta falur.

Pavarësisht këtyre rrethanave. Tuchel vazhdon të insistojë  për francezin dhe “Blutë” do të përpiqen të rifillojnë negociatat për blerjen e tij.

Siç theksohet nga Anglia, Chelsea do të ofrojë sërish 50 milion euro për yllin e La Liga-s, e shpresohet që Sevilla do të ulë pretendimet, migjithësi TodoFichajes zbulon se “andaluzianët” do të vazhdojnë t’i referohen klauzolës prej 80 milion eurosh.

Kjo do të mbyllte çdo mundësi daljeje dhe do të shtynte çdo lëvizje të paktën deri verën e ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat