Tuchel i emocionuar

Futboll

Tuchel i emocionuar

Më: 11 shtator 2021 Në ora: 11:23
Tuchel i emocionuar

Trajneri i Chelseas, Thomas Tuchel, konfirmoi se Romelu Lukaku do të luajë nga minuta e parë sot kundër Aston Vilës, por si N’Golo Kante ashtu edhe Kristian Pulisiç do të mungojnë të dëmtuar. Sulmuesi belg iu nënshtrua një skaneri në kofshë pas një shqetësimi që ndjeu me kombëtaren belge në kualifikueset e fundit të Botërorit.

Aktivizimi i tij në përballjen e sotme në “Stamford Bridge” ishte në dyshim, por tekniku gjerman konfirmoi në konferencën e së premtes se 28-vjeçari është gati për të luajtur nga minuta e parë kundër “Villains”. I pyetur nëse Lukaku kishte ndonjë shqetësim që kur ishte rikthyer në “Cobham”, Tuhel tha:

“Jo, aspak. Ndoshta kishte disa probleme, por ai erdhi dy ditë më parë. Të enjten u stërvit me ne, sot (dje) u stërvit normalisht dhe nuk pati asnjë problem”.

Problemi i kampionëve të Europës është dëmtimi i Kantesë dhe Pulisiçit. Mesfushori i Francës la grumbullimin e kombëtares pas një lëndimi në kavilje që e pësoi që në ndeshjen me Liverpulin muajin e shkuar. Ndërsa sulmuesi amerikan u dëmtua në kavilje gjatë ndeshjes së SHBA-së me Hondurasin dhe do të mungojë për 10 ditë. Sot pritet edhe debutimi i Saulit pas transferimit në minutat e fundit të merkatos:

“Personalisht isha i shqetësuar që ta nisja sezonin me vetëm Zhorzhinjon, Kantenë dhe Kovaçiçin. Jam trajneri më i lumtur që i kam këta djem në skuadër, por nuk i dihet çfarë të sjell sezoni.

Saulin e njoh prej shumë, shumë vitesh. Kam luftuar për ta transferuar në disa klube ku kam qenë, por ishte e pamundur. Në fund, kur u shfaq mundësia për ta huazuar, ne ishim shumë të entuziazmuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat