Shaqiri debuton me humbje në Zvicër, nuk ia del ndaj skuadrës së Meho Kodros 

Futboll

Shaqiri debuton me humbje në Zvicër, nuk ia del ndaj skuadrës së Meho Kodros 

Nga: Kemajl Goca Më: 11 shtator 2021 Në ora: 14:49
Shaqiri debuton me humbje në Zvicër, nuk ia del ndaj skuadrës së Meho Kodros 

Trajneri shqiptar, Artim Shaqiri, debuton në pankinën e Schaffhausen-it.  

Ai me ekipin e tij pësuan humbje si mysafirë me rezultat 2:1 nga Lausanne Ouchy. 

Është interesant se trajner i ekipit Lausanne Ouchy është Meho Kodro, anëtari legjendar i kombëtares së Bosnjës dhe Hercegovinës.

Shaqiri ka qenë prej lojtarëve më të mirë që ka pasur Maqedonia e Veriut dhe ishte edhe pjesë e përfaqësueses.

Pas javës së 6-të në Challenge League (Liga e Dytë e Zvicrës), Schaffhausen renditet në vend të tetë me 6 pikë dhe Lausanne Ouchy në të katërtin me 10 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat