​Leicester City-Manchester City, formacionet zyrtare

Futboll

​Leicester City-Manchester City, formacionet zyrtare

Më: 11 shtator 2021 Në ora: 15:25
Foto ilustrim

Me fillim nga ora 16:00 do të fillojë derbi mes Leicester Cityt dhe Manchester Cityt, i vlefshëm për xhiron e katërt të Premier Ligës angleze.

Të dy skuadrat rikthehen në këtë ndeshje nga fitoret në xhiron e kaluar, ku Manchester City e mposhti me rezultat 5:0 Arsenalin, kurse Leicester e mposhti Norwichin me rezultat 2:1.

Të dy skuadrat do të kenë mungesa të lojtarëve sot, ku tek “Dhelprat” nuk do të paraqiten Fofana, Justin, Mendy dhe Perez, ndërsa tek kampioni aktual i Premier Ligës do të mungojnë Delap, Mendy dhe Steffen.

Tanimë të dy trajnerë kanë publikuar formacionet zyrtare me të cilat do ta fillojnë këtë ndeshje dhe ato i gjeni më poshtë.

Leicester City (4-2-3-1): Schmeichel; Castagne, Vestergaard, Soyuncu, Bertrand; Albrighton, Ndidi; Tielemans, Barnes, Maddison; Vardy

Manchester City (4-3-3): Ederson; Walker, Dias, Laporte, Cancelo; Rodrigo, Gundogan, Bernardo; Jesus, Torres, Grealish

16:00 Leicester City – Manchester City (Stadiumi King Power)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat