Humbja e parë për skuadrën shqiptare në Mal të Zi

Futboll

Humbja e parë për skuadrën shqiptare në Mal të Zi

Nga: K.G. Më: 11 shtator 2021 Në ora: 20:52
Humbja e parë për skuadrën shqiptare në Mal të Zi

Pas tri fitoreve e tri barazimeve, skuadra shqiptare Deçiqi nga Tuzi, njoftohet me humbjen e parë në elitën e futbollit malazez.

Ndeshje e luftuar deri në fund, por skuadra tuzjane nuk ia doli të paktën të kthehet me një pikë.

Petrovac shënoi fitore me rezultat minimal 3.2 ndaj Deçiqit, në takimin e javës së shtatë.

Për Petrovacin shënuan Marko Miliçkoviq (32’, 61’), Marko Zhivanoviq (47’) dhe për Deçiqin Drashko Bozhoviq (45’) e Velizar Janketiq (66’).

Deçiqi bie në pozitën e pestë me 12 pikë dhe Petrovac është një vend më lart po ashtu me 12 pikë, ndërsa Sutjeska kryeson me 19 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat