Gjimshiti i pafat, VAR-i ia anulon një gol të bukur me Atalantën

Futboll

Gjimshiti i pafat, VAR-i ia anulon një gol të bukur me Atalantën

Më: 11 shtator 2021 Në ora: 23:49
Gjimshiti i pafat, VAR-i ia anulon një gol të bukur me Atalantën

Mbrojtësi i Kombëtares, Berat Gjimshiti është bërë protagonist mbrëmjen e sotme duke gjetur rrugën e rrjetës me Atalantën, por që u anulua nga gjyqtari për shkak të një pozicioni jashtë loje.

Gjimshiti shfrytëzoi mirë një rrëmujë në zonë duke dërguar topin në rrjetë pas 10 minutash lojë, por për arbitrin goli ishte i parregullt.

Gjyqtari ishte i pavendosur dhe iu drejtua VAR-it duke marrë dhe një vendim përfundimtar pasi në momentin e golit, në aksion mori pjesë dhe Duvan Zapata i cili ishte pozicion jashtë loje.

I pafat qendërmbrojtësi kuqezi që shënoi golin e parë për Atalantën këtë sezon, por që fatkeqësisht nuk ishte i vlefshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat