Paul Pogba vendos rekord në Premier Ligë

Futboll

Paul Pogba vendos rekord në Premier Ligë

Më: 12 shtator 2021 Në ora: 09:53
Paul Pogba

Manchester United nën regjinë e të rikthyerit Cristiano Ronaldo triumfoi me rezultat 4-1 në ndeshjen e djeshme ndaj Newcastle United.

Ylli portugez, Cristiano Ronaldo debutoi me dy gola për ‘djajtë’, gjersa dy të tjerët u shënuan nga Bruno Fernandes e Jesse Lingard.

Mesfushori francez, Paul Pogba ndonëse nuk realizoi, ai i shtoi edhe dy asistime të tjera për këtë ndeshje, në dy golat e fundit të shënuara nga Bruno e Lingard.

Me dy asistet e djeshme, Pogba tani ka regjistruar shtatë asistime pas katër xhirove të para, duke vendosur kështu një rekord historik.

Sipas ‘Optas’, me shtatë asistime pas katër xhirove të para, ky është numri më i lartë që një lojtar ka asistuar pas katër xhirove të para në një sezon të Premier Ligës.

Francezi në fakt tani ka regjistruar më shumë asistime këtë sezon (7) pas katër paraqitjeve, sesa që kishte bërë gjatë dy kampanjave paraprake të kombinuara (6).

Përndryshe e ardhmja e mesfushorit 28-vjeçar mbetet në dyshim të madh pasi lojtari tashmë ka hyrë në vitin e fundit të kontratës dhe deri tani nuk ka dhënë sinjale për rinovim të kontratës me ‘djajtë’, gjersa dy skuadrat Real Madrid e PSG po mbajnë një sy për mesfushorin, për të eksploruar mundësinë që ta transferojnë falas për sezonin e ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat