Interi do të kërkojë të vijojë ecurinë e rezultateve pozitive

Futboll

Interi do të kërkojë të vijojë ecurinë e rezultateve pozitive

Më: 12 shtator 2021 Në ora: 11:49
Interi do të kërkojë të vijojë ecurinë e rezultateve pozitive

Interi do të kërkojë të vijojë ecurinë e rezultateve pozitive në kampionat.

Kampionët zikaltër do të zbresin në fushë në orën 12:30, ku do të përballen në transfertë ndaj Sampdorias, në sfidën e vlefshme për javën e 3-të të Serisë A.

Statistikat janë në favor të interistëve që kanë fituar shtatë nga tetë ndeshjet e fundit të Serisë A kundër Sampdorias: humbja e tyre e vetme erdhi në ndeshjen e janarit të kaluar që u mbyll me shifrat 2-1 .

Ndërkohë për sa i përket formacionit zyrtar, trajneri Inzagi, ka vendosur t’i mbetet besnik titullarëve të ndeshjes së fundit ndaj Veronës, teksa i vetmi ndryshim është aktivizimi i Di Markos nga minuta e parë, i cili do të formojë treshen e mbrojtjes me De Vraj dhe Shkrinjar, në mungesë të Bastonit.

Në krahun tjetër Sampdoria, kundërpërgjigjet me një dyshe veterane në majën e sulmit, bëhet fjalë për Kuajarela-Kaputo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat