Del Piero: Besoj se Juventus ka nevojë për pak kohë pas kthimit të Allegrit

Futboll

Del Piero: Besoj se Juventus ka nevojë për pak kohë pas kthimit të Allegrit

Më: 12 shtator 2021 Në ora: 13:22
Del Piero: Besoj se Juventus ka nevojë për pak kohë pas kthimit të Allegrit

Një pikë në tri ndeshje për Juventus-in. Një fillim i sezonit me të vërtetë i komplikuar për skuadrën e Massimiliano Allegri-t.

Ish-ylli i bardhezinjve, Alessandro del Piero, ka dhënë mendimin e tij pas humbjes së pësuar nga torinezët në fushën e Napoli-t mbrëmjen e së shtunës.

“I befasuar nga ky fillim sezoni i Juventus-it? Nga humbja me Napoli-n, jo. Nga mënyra si e ka filluar sezonin, po. Mendoj se po paguan disa gjëra”, ka thënë Del Piero për Sky.

“Besoj se Juventus ka nevojë për pak kohë pas kthimit të Allegri-t. Humbja në Maradona është e ashpër. Napoli ka bërë një hap përpara me Spalletti-n dhe është pjekur. Edhe kur kanë pësuar gol, kanë kërkuar të rikthehen në ndeshje me qetësi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat