Vajushi shkëlqen në Rumani

Futboll

Vajushi shkëlqen në Rumani

Më: 12 shtator 2021 Në ora: 13:56
Vajushi shkëlqen në Rumani

Armando Vajushi abonohet me golin në ligën e parë rumune.

Futbollisti shkodran ka arritur të gjejë sërish rrugën e rrjetës, duke u ngjitur në kuotën e 3 realizimeve në 5 javët e para të kampionatit.

28-vjeçari i mjaftuan vetëm 17 minuta në fushën e lojës për të shënuar, në sfidën ndaj Unirea Slobozia, teksa skuadra e Petrolul triumfoi me rezultatin 0-2. Vajushi u hodh në fushë në minutën e 57-të, teksa shënoi në të 74-tën.

Nisje mjaft e mirë e sezonit për futbollistin shkodran që është shndërruar në një lider te ekipi rumun. 28-vjeçari shpreson që në të ardhmen të rifitojë shkëlqimin e dikurshëm, për të milituar në kampionat më cilësor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat