Zabërgja është i lumtur që gjunjëzuan Prishtinën: Besoj se do të jemi në Evropë

Futboll

Zabërgja është i lumtur që gjunjëzuan Prishtinën: Besoj se do të jemi në Evropë

Më: 12 shtator 2021 Në ora: 17:42
Zabërgja është i lumtur që gjunjëzuan Prishtinën: Besoj se do të jemi në Evropë

Drenica nga Skenderaj ka një start për merak në tri javët e para, dy fitore e një barazim në elitën e futbollit të Kosovës.

Drenicasit dje shënuan fitore të madhe, me rezultat 2:1 kundër kampionit në fuqi Prishtinës, në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj.

Baton Zabërgja është i lumtur për golin që shënoi dhe për fitoren e madhe. 

Image

Ai tha se Drenica do të jetë ndër skuadrat që do të luftojë për një vend në garat evropiane.      

“Ndjehem tejet i lumtur që arrita të jem në listën e atyre që i shënojnë një klubi 100 - vjeçar, siç është Prishtina, një ekip me histori të lavdishme të sportit mbarëshqiptar!

Tek Drenica është sezoni im i dytë dhe me këtë skuadër përveç Prishtinës i kam shënuar nga dy herë edhe Dritës e Trepçës '89 në edicionin e kaluar, edhe këto dy ekipe jashtëzakonisht të forta, që kjo e dyta fatkeqësisht është një nivel me poshtë sivjet duke garuar”, tha Zabërgja për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Sulmuesi thotë se me përkrahjen e tifozëve “Shqiponjat e zeza”, besojnë e shpresojnë se do të janë në pjesën e epërme të tabelës. 

“Jam duke kaluar shumë mirë tek Drenica dhe me kanë pritur mirë, vazhdojnë të më përkrahin e respektojnë siç e kanë zakon ajo trevë, historikisht mikpritës për mikun edhe unë normalisht qe sa herë shënojë dhe çdo sekondë që kontribojë në të mirë të  ekipit të Drenicës, ndjehem jashtëzakonisht i lumtur dhe krenar.

Shpresojë dhe besojë në stafin në ekip si dhe përkrahjen e ‘Shqiponjave të Zeza’, sivjet do të jemi sipër tabelës dhe normalisht ato ekipe që kanë hyrë me shumë vetëbesim se do jenë kampion apo të dalin në gara europiane, ne ju themi se njëra ndër to, shumë besoj se do të jemi ne!”, shpreh optimizmin Zabërgja. Drenica renditet në vend të dytë me 7 pikë, aq sa ka edhe lideri Ballkani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat