Gjimshiti vazhdon të jetë temë diskutimi në Itali

Futboll

Gjimshiti vazhdon të jetë temë diskutimi në Itali

Më: 12 shtator 2021 Në ora: 18:41
Gjimshiti vazhdon të jetë temë diskutimi në Itali

Nuk kanë fund polemikat pas ndeshjes mes Atalantës dhe Fiorentinës. Klubi bergamask ndjehet e vjedhur nga vendimet e gjyqtarit që dha tre penallti gjatë sfidës të mbyllur me fitoren 2-1 të skuadrës së qytetit të Firences, ashtu si edhe për vendimin për të anuluar një gol të Berat Gjimshitit kur shifrat ishin 0-0.

Por duket se gjyqtari Marini ka vepruar drejt në këtë sfidë, pasi ekspertët e moviolës të së njohurës “La Gazzetta Dello Sport”, i japin atij të drejtë në çdo vendim, sidomos në dy rastet ku përfshihet Gjimshiti.

“Në të 11-ën Gjimshiti shënon në rrëmujë, por VAR thërret drejtuesin e ndeshjes te monitori. I përket gjyqtarit në fakt të vlerësojë pozicionin jashtë loje të Zapata i cili kërcen duke mos arritur topin për pak centimetra, por duke patur një ndikim në zhvillimin e aksionit që çon te goli. Anulimi i golit është i drejtë.

Në minutën e 30, penalltia e parë për Fiorentinën, edhe këtë herë e sugjeruar nga VAR.

Te krosimi i Vlahoviç, Sportielo largon dhe topi goditet me krah nga Maehle. Devijim i papritur? OK, por lëvizja e danezit është e ndëshkueshme, pasi është krahu që kërkon topin duke u hapur pas prekjes së portierit. E pastër edhe penalltia e dytë për Fiorentinën, këtë herë pa nevojën e ndërhyrjes së VAR. Gjimshiti, jashtë kohe, shtrin Bonaventurën. Është korrekt vendimi edhe për penalltinë e Atalantës”, shkruhej në moviolën e gazetës sportive italiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat