Valencia merr kryesimin!

Futboll

Valencia merr kryesimin!

Më: 12 shtator 2021 Në ora: 19:33
Valencia merr kryesimin!

Fitore e çmendur në frymën e fundit për Atleticon e Madridit që mposhti 1:2 me përmbysje Espanyolin e Keidi Bares në një ndeshje që u vendos në pjesën e dytë.

Goli i Raul De Tomas në minutën e 40-të krijoi iluzionin e katalanasit e vegjël do të merrnin një rezultat pozitiv në këtë sfidë, por në pjesën e dytë pasi iu anulua një gol i Luis Suarez, Atletico arriti të gjente dy herë rrugën e rrjetës me Carrascon në minutën e 79-të dhe Lemar në të 97-ën.

Keidi Bare hyri në fushë në minutën e 58-të duke bërë një paraqitje të pranueshme.

Me këtë fitore Los Colchoneros u ngjitën në vendin e dytë të La Ligas me 10 pikë, po aq sa edhe Valencia kryesyese që ka goleavarazh më të mirë, pasi në transfertën ndaj Osasunas triumfoi me shifrat 1:4.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat