Tjetër barazim për Frankfurtin

Futboll

Tjetër barazim për Frankfurtin

Më: 12 shtator 2021 Në ora: 19:53
Tjetër barazim për Frankfurtin

Eintracht Frankfurt nuk di të fitojë në këtë sezon të Bundesligas. Skuadra e Oliver Glasner barazoi 1-1 përballë Shtuttgart në shtëpi në një ndeshje të dominuar nga Frankfurti që në fund ishte edhe me një lojtar më shumë në fushë dhe sërish nuk arriti të menaxhonte avantazhin.

Filip Kostic me golin e tij në minutën e 79-të u duk sikur i dha fitoren Frankfurtit, por dalja e Anton me karton të kuq në minutën e 82-të më shumë sesa nder i prishi punë vendasve që e quajtën ndeshjen të fituar dhe u surprizuan nga goli i egjiptianit Marmoush në minutën e 88-të.

Në shtesë Frankfurti ishte i pafat pasi traversa i tha jo golit të kolumbianit Borre.

Për Eintrachtin ky ishte barazimi i 3-të në 4 javë kampionat. Pas tre humbjesh mori fitoren e parë Hertha Berlin që triumfoi 1-3 në transfertën ndaj Bochum. Heroi i skuadrës kryeqytetase ishte mesfushori Serdar autor i dy golave në një sfidë ku Hertha vuajti mungesat e Jovetic, Piatek dhe Kevin Prince Boateng.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat