Mbrëmje spektakolare në 'Santiago Bernabeu', Reali shënon pesë gola

Futboll

Mbrëmje spektakolare në 'Santiago Bernabeu', Reali shënon pesë gola

Nga: K.Goca Më: 12 shtator 2021 Në ora: 22:56
Mbrëmje spektakolare në 'Santiago Bernabeu', Reali shënon pesë gola

Mbrëmje spektakolare në hapje solemne të stadiumit të rinovuar 'Santiago Bernabeu' në Madrid, Real Madridi shënoi fitore me rezultat 5:2 ndaj Celta Vigo.

Sulmuesi Karim Benzema, kryefjala e ndeshjes, realizoi het-trik. Camavinga debutoi me gol dhe i gëzohet fitores së madrilenëve.

Ndeshje me kthesa në rezultat, 0:1, 1:1 , 1:2  dhe 5:2.  

Image

Madrilenët nuk lejuan befasi, Celta vazhdon të vuajë për fitore.

Për Realin shënuan futbollistët Benzema (24', 47' e 87'-nga penalltia), Vinicius Junior (54'), Camavinga (72') dhe për Celta Vigo Mina (4') e Cervi (81').

Pas javës 4-të në Kampionatin e Spanjës, Reali ka tre fitore e një barazim, kryeson me 10 dhe Celta është në pozitën e 18-të me 1 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat