Everton fiton me përmbysje ndaj Burnleyt

Futboll

Everton fiton me përmbysje ndaj Burnleyt

Më: 13 shtator 2021 Në ora: 23:13
Foto ilustrim

Evertoni ka shënuar një fitore të rëndësishme në “Goodison Park”, teksa mposhti me rezultat 3:1 Burnleyn, në ndeshjen e vlefshme për javën e katërt në Premierligë.

Por, të parët në epërsi kaluan mysafirët. Ishte Mee i cili realizoi në minutën e 53-të të ndeshjes.

Por, minutat në vazhdim i takuan të gjithë Evertoni.

Fillimisht Keane barazoi shifrat në minutën e 60-të të ndeshjes.

Ndërkohë, brenda një minuti Townsend dhe Gray realizuan dy gola “ekspres” për rezultatin 3:1.

Me këtë fitore, Evertoni shkon në kuotën e 10 pikëve në vendin e katërt me 10 pikë, aq sa kanë edhe Man Utd, Chelsea dhe Liverpool.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat