“Pogba nuk rinovon, do të luajë për Real Madridin!”

Futboll

“Pogba nuk rinovon, do të luajë për Real Madridin!”

Më: 13 shtator 2021 Në ora: 23:29
Paul Pogba

Mediumi spanjoll “Todo Fichajes”, raporton se mesfushori Paul Pogba nuk do rinovojë me Manchester Unitedin, pavarësisht spekulime që janë në negociata.

Edhe ardhja e Cristiano Ronaldos, mesa duket nuk ka ndikuar në të ardhmen e francezit, që ndryshon aventurë tjetër.

Sipas Todo Fichajes, Pogba dëshiron të luajë për Real Madridin, andaj nuk do ta humb këtë mundësi.

United i ofroi tjetër kontratë para disa ditëve, por që ende lojtari nuk ka kthyer përgjigje dhe klubi ka filluar të mendojë se ekziston mundësia e largimit.

Në rast që largohet, Manchester United do provojë transferimin e yllit të Leicesterit, Youri Tielemans, që pëlqehet edhe nga skuadrat e tjera.

Kujtojmë, se nëse nuk rinovon deri në janar, Pogba ka të drejtë të nënshkruajë para kontratë me klubin spanjoll në afatin dimëror.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat