Gjimshiti titullar ndaj Villarealit!

Futboll

Gjimshiti titullar ndaj Villarealit!

Më: 14 shtator 2021 Në ora: 13:24
Gjimshiti titullar ndaj Villarealit!

Jo vetëm Juventusi, por mbrëmjen e sotme në skenë do të jetë edhe skuadra tjetër italiane.

Atalanta, klub në të cilin aktivizohet edhe shqiptari i vetëm protagonist në Champions, në këtë sezon, do të bëjë debutimin e saj në Spanjë, në transfertë kundër Villarealit.

Ekipi i stërvitur nga Xhanpiero Gasperini do të ketë një mbrojtje blind, me Gjimshitin që do të udhëheqë prapavijën së bashku me Toloin e Demiralin, por ndërkohë problemi për zikaltrit qëndron në sulm.

Kolumbiani Muriel është ndalur dhe nuk do të jetë në dispozicion kundër kampionëve në fuqi të Ligës së Europës, një problem jo i vogël ky, ndonëse Zapata është një garanci dhe do të mbështetet nga Pesina e Iliçiç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat