Shevcenko: Mund ta fitojnë Serie A

Futboll

Shevcenko: Mund ta fitojnë Serie A

Më: 14 shtator 2021 Në ora: 13:26
Shevcenko: Mund ta fitojnë Serie A

Kanë kaluar vetëm 3 javë nga fillimi i kampionatit të Serisë A, por ajo që bie në dallim është loja e zhvilluar nga ana e Milanit.

Kuqezinjtë mposhtën me rezultatin e pastër 2-0 Lazios, në një ndeshje ku ishin dominant që prej fillimit të ndeshjes. Legjenda e Milanit, Andri Shevçenko deklaroi se ky Milan është i denjë për të fituar titullin kampion.

“Në kampionat do të ketë ekuilibër të madh. Milani do të luajë për titullin kampion deri në fund. Konkurrentet? Interi, por edhe Napoli, Roma, Juventusi i zakonshëm. Do të jetë një kampionat i bukur, edhe për këtë arsye.

Në Ligën e Kampioneve kanë grupin më të vështirë. Nuk mund të cilësohet dështim nëse eliminohen, por i kanë mundësitë që të kalojnë turin”- u shpreh Shevçenko.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat