Gëzim Sveçla: Para 30 viteve zhvillohej një ndeshje futbolli jo e zakonshme

Futboll

Gëzim Sveçla: Para 30 viteve zhvillohej një ndeshje futbolli jo e zakonshme

Nga: K.G. Më: 14 shtator 2021 Në ora: 14:06
Gëzim Sveçla: Para 30 viteve zhvillohej një ndeshje futbolli jo e zakonshme

Dje u shënua 30 vjetori i ndeshjes së parë zyrtare të Kampionatit të parë të Republikës së Kosovës në futboll, mes Flamurtarit dhe Prishtinës (3:2).

Ish futbollisti Gëzim Sveçla kujton ditën e 13 shtatorit të vitit 1991, ditë që hapin një kapitull të ri të futbollit dhe shtetësisë së Kosovës.  

Para 30 viteve, në vitin 1991, në stadiumin historik të klubit kuqezi, stadiumin “Flamurtari”, po zhvillohej një ndeshje futbolli jo e zakonshme. 
Dy klube të kryeqytetit, ekipi i persekutuar tradicionalisht nga regjimet e kohës, KF Flamurtari dhe klubi më i madh në vend, FC Prishtina, po luanin ndeshjen e parë, të kampionatit të parë, të Republikës së Kosovës. 

Atë ditë po shkruhej historia. Po fillonte një rrugëtim i ri. Futbolli i Kosovës po pavarësohej nga ish shteti federal dhe nisej në një rrugë të cilës nuk i dihej marshuta por që kishte destinacion të qartë. 

Ishte kjo ndeshja e parë e një cikli ndeshjesh e garash plotë sakrificë e vështirësi por edhe vullnet e vendosmëri, e që zgjatën deri në vjeshtën e vitit 1999, deri në çlirim. 

Prandaj, sot, kur shohim investimet që po bëhen në klube dhe kur i gëzohemi rezultateve të Përfaqësuese së Kosovës, duhet të kujtohemi se e gjitha kjo fillojë nga ajo ndeshje në mes të Flamurtarit dhe Prishtinës në vitin e largët 1991. 

Për të kujtuar këtë datë të rëndësishme, sot, në vendin e njëjtë, u zhvillua një ndeshje revyale, përkujtuese, ku morën pjesë një pjesë e madhe e akterëve të ndeshjes së parë historike”, ka shkruar Sveçla në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat