I kryqëzuar pas gafave, shfryn Handanoviç

Futboll

I kryqëzuar pas gafave, shfryn Handanoviç

Më: 14 shtator 2021 Në ora: 17:48
I kryqëzuar pas gafave, shfryn Handanoviç

Ndeshja e prestigjit ndaj Real Madrid në Ligën e Kampioneve gjen Samir Handanoviç, portierin e Interit, që qendër të ciklonit të kritikave.

Portieri nuk ka shfaqur shumë siguri në këtë start të edicionit dhe ndaj tij nuk kanë munguar vlerësimet negative, ashtu si edhe kërkesat e tifozëve që duan që klubi të fillojë kërkimin për një portier të ri.

Por kapiteni i zikaltërve u ka dhënë sot përgjigje këtyre kritikave, në fjalët e tij para ndeshjes me madrilenët.

“Varet nga kush kritikon dhe në cilën mënyrë e bën. Ka shumë njerëz që flasin e nuk dinë çfarë do të thotë të bësh portierin, ose nuk ka qenë kurrë në portë. Mendoj se e di kur dikush gabon e kur jo.

Ka gabime individuale dhe gabime skuadre. Nuk ka një problem vetëm nga kjo pikëpamje, apo mbi mua në veçanti”, ishin fjalët e Handanoviç, duke treguar se nuk shqetësohet nga këto zëra kundër tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat