Dybala: Vinim nga një moment shumë i vështirë

Futboll

Dybala: Vinim nga një moment shumë i vështirë

Më: 15 shtator 2021 Në ora: 11:03
Dybala: Vinim nga një moment shumë i vështirë

Paulo Dybala udhëhoqi Juventusin në fitoren e parë sezonale dhe të parën në Champions, me shiritin e kapitenit në krah. Numri 10 i bardhezinjve e nisi këtë sezon europian edhe me gol nga 11 metrat, i cili sipas argjentinasit, i shërben shumë për të vazhduar për të luajtur më i qetë.

“Vinim nga një moment shumë i vështirë, nga disa ndeshje aspak të bukura.

Rezultatet nuk na kanë shpërblyer, por e dinim se duke luajtur në një tjetër kompeticion, do të kishim atë nervin e duhur për të ndërruar drejtim dhe për të shpresuar që ky të jetë një fillim i ri.

Madje, jam i sigurt për këtë, pasi në Malmo bëmë vërtet një ndeshje të madhe, luajtëm të qetë që në fillim dhe e bëmë këtë duke vrapuar, bashkëpunuar dhe sakrifikuar si një skuadër e madhe.

Tani duhet vetëm të ruajmë këtë ritëm dhe grintë, edhe në ndeshjen me Milanin në kampionat e në vazhdim”, tha Dybala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat