Marmoush bind Stuttgartin

Futboll

Marmoush bind Stuttgartin

Më: 15 shtator 2021 Në ora: 11:35
Marmoush bind Stuttgartin

Dëmtimet e sulmuesve Sasa Kalajdzic dhe Mohamed Sankoh komplikuan jo pak punën e Stuttgartit në këtë fillim sezoni dhe trajneri Pellegrino Matarazzo u detyrua t’i besojë udhëheqjen e repartit egjiptianit Omar Marmoush, i cili ka ardhur në huazim nga Wolfsburgu.

Drejtori Sportiv i Stuttgartit, Mislimtat u shpreh se të gjithë janë të kënaqur me cilësitë dhe angazhimin e 22-vjeçarit që shënoi gol në debutimin ndaj Eintracht Frankfurt, por pranoi se për të ardhmen e sulmuesit do të vendosë klubi i Wolfsburgut, që ka edhe pronësinë e kartonit.

“Ai fiton shumë dyluftime, lëviz mirë dhe ka nuhatje për gol, por për të ardhmen vendos Wolfsburgu, që ka pronësinë e kartonit.

Ne e kemi marrë në huazim të thjeshtë dhe nuk mjafton vetëm vullneti ynë, për ta blerë plotësisht”, deklaroi Mislimtat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat