Mbappe u lëndua ndaj Club Brugge, nuk dihet shkalla e dëmtimit të tij

Futboll

Mbappe u lëndua ndaj Club Brugge, nuk dihet shkalla e dëmtimit të tij

Më: 16 shtator 2021 Në ora: 09:33
Mbappe

Mbrëmë u përballen Club Brugge dhe PSG.

Paris Saint-Germain nuk ka arritur më shumë se një barazim 1-1 ndaj Club Brugge.Ylli i ‘Parisienëve’, Kylian Mbappe u detyrua të largohej nga loja në pjesën e dytë shkaku i një lëndimi.

Mbappe u zëvendësua në minutën e 51’ me Mauro Icardin pasi nuk mundi të vazhdonte lojën.

Futbollisti besohet se ka dëmtuar kyçin e këmbës dhe sot pritet që pas testeve mjekësorë të mësohet shkalla e dëmtimit.

Gjiganti francez shpreson që të mos jetë lëndim serioz pasi Mbappe është shumë i rëndësishëm për klubin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat