Laporta shfrytëzon lidhjet me Raiolën për të afruar Pogba-n?

Futboll

Laporta shfrytëzon lidhjet me Raiolën për të afruar Pogba-n?

Më: 17 shtator 2021 Në ora: 11:30
Laporta shfrytëzon lidhjet me Raiolën për të afruar Pogba-n?

Paul Pogba ka kontratë të vlefshme me Man. Junajtedin deri në qershor të vitit 2022 dhe futbollisti duket se nuk është i bindur që të rinovojë kontratën me ‘Djajtë e Kuq’ dhe mund të largohet vitin e ardhshëm si futbollistë i lirë.

Sipas mediave spanjolle, Barcelona tashmë ka nisur kontaktet me agjentin e Pogbas, Mino Raiola në lidhje me një transferim të mundshëm në verë e vitit 2022.

Presidenti i ‘Blaugranëve’, Joan Laporta ka marrëdhënie të mira me Raiolan dhe beson që një marrëveshje mund të arrihet mes palëve.

Interesim për francezin prej kohësh kanë shprehur edhe PSZH, Juventus e Real Madrid të cilat pritet t’i bëjnë konkurrencë Barcelonës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat