Gary Neville beson se Premier League do të jetë shumë e fortë në këtë sezon.
“Besoj se nuk e kam parë kurrë një Premier League kaq të fortë”, ka thënë Neville për The Independent.
“Nuk besoj se kemi patur kurrë një kampionat me këtë cilësi dhe këtë nivel. Kemi 4 nga skuadrat më të mira të botës. Liverpool dhe Chelsea janë në super formë, City është i jashtëzakonshëm.
Edhe United është bërë shumë i fortë me Ronaldo, Sancho dhe Varane”, ka shtuar ish-mbrojtësi i Djajvë të Kuq.
“E përsëris, nuk kemi parë kurrë një kampionat me këto skuadra kaq të mëdha. Sigurisht, ndeshjet ishin të mira më parë, por tani niveli është shumë më i lartë. Ku i dihet se çfarë do të ndodhë në këtë sezon…”.