Pistë e re për ish-trajnerin e Interit

Futboll

Pistë e re për ish-trajnerin e Interit

Më: 17 shtator 2021 Në ora: 14:03
Pistë e re për ish-trajnerin e Interit

Pistë e re për ish-trajnerin e Interit, Juventusit, Çelsit dhe kombëtares italiane, Antonio Conten.

Sipas asaj që shkruajnë mediat spanjolle “, Hoan Laporta nuk është i lumtur me trajnerin aktual të katalanasve, Ronald Koeman dhe po mendon menjëherë për pasuesin e tij.

I preferuari është Ksavi Hernandez, por në listë është dhe Antonio Conte i cili ndodhet aktualisht pa skuadër, pas largimit nga Interi në majin e këtij viti.

Do të ishte një tjetër hap i madh në karrierë për teknikun puljez i cili do të duhej të ringrinte sërish Barcelonën pas paraqitjeve jashtë pritshmërisë së klubit, tifozëve dhe gjithashtu edhe të opinionit publik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat