Nuno: Ka qenë e tmerrshme

Futboll

Nuno: Ka qenë e tmerrshme

Më: 17 shtator 2021 Në ora: 15:09
Nuno: Ka qenë e tmerrshme

Trajneri Nuno Espirito Santo nuk është i sigurt nëse Lucas Moura dhe Steven Bergwijn do të jenë të gatshëm për ndeshjen e radhës së Tottenham në Premier Ligën angleze kundër Chelseat.

Skuadra e Tottenham mbrëmë zhvilloi ndeshje si mysafirë kundër Rennes, në të cilën barazoi me rezultat 2:2, ku lëndime pësuan Lucas dhe Bergwijn.

Gjatë konferencës për media, Nuno u pyet nëse dyshja Lucas dhe Bergwijn do të jenë të gatshëm për ndeshjen kundër Chelseat, ai nuk u tregua optimist.

"Është shumë herët për të dhënë prognoza. Stafi mjekësor është duke punuar me ta", tha Nuno.

Po ashtu, trajneri portugez foli për formën jo të mirë që Tottenham që po e kalon në ndeshjet e fundit, duke treguar që njëra nga arsyet është edhe mungesat e shumta të lojtarëve.

"Ka qenë e tmerrshme, duhet të jem i sinqertë. Nuk duhet të fshihemi prapa asgjëje. Pas ndeshjes kundër Watford, çdo gjë që ka ndodhur nuk ka qenë e mirë për ne. Por e gjithë kjo do të na shërbejë për të kaluar pengesat, sigurisht kjo do të na bëjë më të fortë për të ardhmen", shtoi trajneri portugez.

Ndeshja e radhës e Tottenham do të jetë kundër rivalit londinez Chelsea, ku "Gjelat" do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, pasi nuk do të mund të llogarisin në shërbimet e Heung-Min Son, Eric Dier, Cristian Romero, Giovani Lo Celso dhe Davinson Sanchez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat