Gomez është kthyer të flasë për pezullimin e Brazil-Argjentinë

Futboll

Gomez është kthyer të flasë për pezullimin e Brazil-Argjentinë

Më: 17 shtator 2021 Në ora: 15:52
Gomez është kthyer të flasë për pezullimin e Brazil-Argjentinë

Alejandro Gomez është kthyer të flasë për pezullimin e Brazil-Argjentinë në Sao Paulo.

“Është diçka që shkon përtej futbollit.

Mund të na kishin lajmëruar dy ose tri ditë më përpara, pa qenë e nevojshme të zbrisnim në fushë, është një gjë që nuk është parë. Një episod i turpshëm, që njollos futbollin amerikanojugor.

Në fushë ishin shumë yje dhe shumë njerëz para televizorit”, ka thënë Gomez për Muchodeporte.

Në lidhje me sezonin: “Nuk ndiej presion. Futbolli nuk është tenis, ka një grup pune dhe nëse do të bëjmë të gjithë mirë, atëherë edhe unë do të bëj mirë. Do të jetë një vit i rëndësishëm”.

Pozicioni ideal: “Gjatë gjithë jetës kam luajtur në krahun e majtë, e njoh mirë rolin”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat