Allegri: Ne kemi vetëm një pikë dhe jemi të thirrur të bëjmë kthesën

Futboll

Allegri: Ne kemi vetëm një pikë dhe jemi të thirrur të bëjmë kthesën

Më: 18 shtator 2021 Në ora: 14:19
Allegri: Ne kemi vetëm një pikë dhe jemi të thirrur të bëjmë kthesën

Një pikë në tri ndeshje dhe Milani në derë. Juventus dhe Massimiliano Allegri janë tashmë në udhëkryqin e parë të sezonit.

Pak më shumë se 24 orë nga ndeshja e madhe, e planifikuar për nesër mbrëma në stadiumin “Allianz”, trajneri i Juventusit doli në konferencë për shtyp dhe bëri prognozën e tij:

“Është një nga ndeshjet më të rëndësishme, nëse jo më e rëndësishmja në kampionat.

Ne kemi vetëm një pikë dhe jemi të thirrur të bëjmë kthesën, përmes paraqitjes më të mirë. Kuqezinjtë kanë fituar siguri duke luajtur së bashku për disa vite, ne jemi duke u rritur.

Personalisht besoj se ndeshja e nesërme është më e rëndësishme për ata sesa për ne”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat