​Nëse vjen Xavi si trajner, do të largohen këta top lojtarë nga Barcelona

Futboll

​Nëse vjen Xavi si trajner, do të largohen këta top lojtarë nga Barcelona

Më: 18 shtator 2021 Në ora: 21:21
Xavi

E ardhmja e Ronald Koeman është në dyshim serioz sidomos pas humbjes turpëruese nga Bayerni i Mynihut.

Tani nga mediat e ndryshme kanë filluar ta qarkullojnë emra të ndryshëm se kush mund ta pasojë atë në stolin e Barçës dhe ish-mesfushori spanjoll Xavi Hernandez është emri që shihet si njeriu më i afërt për këtë detyrë.

“El Nacional” raporton se Xavi, nëse do të emërohet si pasues i Koeman do të shikonte për të hequr një numër të madh të yjeve nga skuadra e Barcelonës.

Lojtarët që do të rrezikohen nëse bëhet një ndryshim në ditët në vijim janë Philippe Coutinho, Martin Braithëaite, Luuk de Jong, Sergino Dest, Clement Lenglet, Sergio Aguero dhe Samuel Umtiti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat