Operacione të vështira për Barcelonën

Futboll

Operacione të vështira për Barcelonën

Më: 19 shtator 2021 Në ora: 13:12
Operacione të vështira për Barcelonën

Pavarësisht vështirësive ekonomike, Barcelona ka ëndrra të mëdha për të ardhmen.

Sipas Mundo Deportivo, fiksimi i presidentit Laoprta është Erling Haaland, i cili kërkohet nga gjysma e Europës.

Kluazola e norvegjezit për prishjen e parakohshme të kontratës me verdhezinjtë është 75 milionë euro.

Një tjetër ylli që pëlqehet nga katalanasit është Paul Pogba, i cili mund të largohet nga United në fund të sezonit me kosto zero.

Operacione të vështira, edhe pse Laporta mund të mbështetet te marrëdhënia e mirë me menaxherin e dy lojtarëve, Mino Raiola.

Megjithatë, operacioni më i lehtë duket ai për Dani Olmo të Leipzig, i kërkuar nga Barcelona edhe gjatë verës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat