Depay: Koeman më njeh shumë mirë

Futboll

Depay: Koeman më njeh shumë mirë

Më: 19 shtator 2021 Në ora: 14:47
Depay: Koeman më njeh shumë mirë

Memphis Depay është me Ronald Koeman dhe synon të fitojë tituj me Barcelona-n.

“Koeman më njeh shumë mirë sepse më ka patur te kombëtarja holandeze. Kam besim të plotë të filozofia e tij dhe te stili i lojës që kërkon.

E njohim situatën e vështirë në të cilën ndodhemi, por do të punojmë të gjithë bashkë për të dalë”, ka thënë Depay për AS.

Objektivi është të fitohen titujt, që më pas mund të përfundojnë në lëkurën e sulmuesit në formën e tatuazheve:

“Tatuazhet janë pjesë e trupit tim, e jetës sime dhe e imazhit tim. Do të luftojmë për La Liga-n dhe për Champions League dhe do të kërkoj të gjej hapësira në lëkurën time për të bërë tatuazhe titujt.

Do të ishte diçka shumë e bukur. Dua të shënoj shumë gola dhe të jap shumë asiste për të ndihmuar skuadrën”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat