Stadiumi i Partizanit është pothuajse gati

Futboll

Stadiumi i Partizanit është pothuajse gati

Më: 22 shtator 2021 Në ora: 11:50
Stadiumi i Partizanit është pothuajse gati

Kanë rinisur sërish punimet në kompleksin e Partizanit të Tiranës.

Klubi ka postuar disa foto ku duket hoteli që po shkon drejt fundit, ndërsa në ditët në vijim pritet të shtrohet fusha e gjelbër pas largimit të inerteve.

Njoftimi i klubit:

-Në tribunën qëndrore kanë përfunduar plotësisht sistemet e koindicionimit, sistemet hidrosaitare, sistemet elektrike dhe vetratat e duraluminit

-Ditët në vijim nis shtrimi i fushës dhe montimi i ulëseve të stadiumit

-Ecuria e punimeve po vijon me ritme shumë të shpejta jo vetëm për stadiumin, por edhe në ambjentet e tjera që do të vihen në funksion të Akademisë së Partizanit, fushat stërvitore, hoteli, zyrat e administratës!

-Të gjitha ambjentet funksionale të stadiumit janë konform standarteve të UEFA-s.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat