Ky pritet të jetë formacioni i Realit ndaj Mallorcas

Futboll

Ky pritet të jetë formacioni i Realit ndaj Mallorcas

Më: 22 shtator 2021 Në ora: 12:00
Ky pritet të jetë formacioni i Realit ndaj Mallorcas

Trajneri Carlo Ancelotti pritet të bëjë një numër të madh ndryshimesh në ndeshjen e Real Madridit ndaj Mallorcas.

“Los Blancos” janë në top formë, që kanë fituar pesë ndeshjet e fundit dhe mbesin të pamposhtur këtë edicion.

Por, ndeshjet e Realit janë të shumta, ngase do zhvillojnë gjashtë ndeshje në 14 ditë mes 14 shtatorit dhe 28 shtatorit, ku do përfundojnë në sfidën ndaj Sheriff.

Për këtë arsye, Ancelotti pritet të bëjë disa ndryshime para sfidës ndaj Mallorcas, që të pushojë disa lojtarë për ndeshjet e tjera.

Eduardo Camavinga që ka shkëlqyer tre herë si zëvendësues, pritet të debutojë për herë të parë si titullar.

Casemiros do t’i jepet pushim, derisa pranë Camavingas do jenë dy mesfushorët Federico Valverde dhe Isco.

Talenti Miguel Gutierrez pritet të jetë në krahun e majtë të mbrojtjes, derisa Lucas Vazquez të nis nga krahu i djathtë.

Kurse, sulmi të ndërtohet nga treshja Rodrygo, Benzema, Vinicius, ku Eden Hazard do qëndrojë në bankinë.

Formacioni i mundshëm i Real Madridit ndaj Mallorcas:

Courtois; Miguel, Alaba, Militao, Vazquez; Camavinga, Valverde, Isco; Vinicius, Rodrygo, Benzema.

Ndeshja zhvillohet sonte (e mërkurë) në “Santiago Bernabeu” dhe nis në ora 22:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat