Ronaldo iu ofrua Atleticos së Madridit, por...

Futboll

Ronaldo iu ofrua Atleticos së Madridit, por...

Më: 22 shtator 2021 Në ora: 12:20
Ronaldo iu ofrua Atleticos së Madridit, por...

Cristiano Ronaldo la Juventusin në verë për t’u kthyer në Manchester Utd, ku i ka bërë një nisje të shkëlqyer aventurës së tij të dytë në “Old Trafford”.

Gjithsesi përpara se të shkonte te Junajtidi, e ardhmja e tij mund të kishte qenë në Spanjë, por me një ndryshim, në verë ai mund të kishte veshur fanellën e Atletikos së Madridit.

Lajmin e ka bërë me dije tabloidi anglez “The Sun”, që nënvizon se menaxheri i lojtarit Zhorzh Mendesh ia pat ofruar yllin portugez disa klubeve në Europë. Dhe më i favorizuari dukej Atletiko e Diego Simeones.

Por, gjithnjë siç bën me dije “The Sun”, ka qenë vetë klubi kampion në Spanjë që ka refuzuar të firmosë me Cristianon duke parë të kaluarën e tij te Reali.

Dhe në fund Atletiko vendosi të shkojë për Grizmanin e jo të ndiqte Ronaldon. Sipas “Cadena SER”, Mendeshi ka kontaktuar drejtpërdrejt me drejtuesit e Atletikos duke i kërkuar nëse ishin të interesuar për Cristiano Ronaldon. Por refuzimi i tyre ka qenë i menjëhershëm.

Ka qenë pikërisht e shkuara e tij me Realin e Madridit shtysa kryesore për drejtuesit e Atletikos për të refuzuar firmën me portugezin. Në këtë mënyrë në fund të merkatos së verës Ronaldo u transferua te United.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat