Franck Kessie “vërshohet” nga ofertat

Futboll

Franck Kessie “vërshohet” nga ofertat

Më: 23 shtator 2021 Në ora: 16:54
Franck Kessie

Kontrata e tij skadon në verën e ardhshme, ndërsa ende nuk e gjetur gjuhën e përbashkët për vazhdimin e saj me Milanin.

Franck Kessie është emri më i lakuar i ditëve të fundit në “San Siro”, pasi ofertat në drejtim të tij kanë “vërshuar”.

Sipas gazetës spanjolle “Mundo Deportivo” një interesim për të kanë shprehur Barcelona, por nuk ka ndonjë gjë konkrete.

Përveç katalunasve, interesim për të kanë shprehur edhe Liverpooli, Manchester United dhe Tottenhami, teksa Paulo Maldini ka folur për të ardhmen e tij.

Legjenda e rosonerëve që tashmë është edhe drejtor sportiv i klubit ka thënë se janë në bisedime me futbollistin në fjalë për vazhdimin e kontratës.

“Ne kemi folur me agjentin për këtë për një vit e gjysmë. Kemi pasur shumë takime dhe do të kemi edhe shumë të tjera. Do të ketë mundësi të tjera për ta zgjidhur këtë çështje” u shpreh Maldini.

Kessie është 24 vjeçar dhe kosniderohet si njëri ndër futbollistët kryesorë të kuqezinjëve në repartin e mesfushës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat