Tuchel: Aston Vila luajti shumë fortë

Futboll

Tuchel: Aston Vila luajti shumë fortë

Më: 24 shtator 2021 Në ora: 13:20
Tuchel: Aston Vila luajti shumë fortë

Thomas Tuchel lavdëroi portierin Kepa Arrizabalaga për paraqitjen e tij në goditjen e penalltive.

Portieri spanjoll ndihmoi Çelsin që të kualifikohet në 1/8-at e Kupës së Ligës mbrëmjen e së mërkurës.

Blutë e Londrës triumfuan 4-3 me penallti ndaj Aston Vilën në “Stamford Bridge”, pasi 90 minutat përfunduan në barazim 1-1: golit të parë sezonal të Vernerit (i pari në 11 ndeshje) në pjesën e dytë iu përgjigj Arçer 10 minuta më vonë.

Por Kepa priti penalltinë e Nakambës, ndërsa Eshli Jang goditi traversën. Pas kualifikimit, ku Çelsi do të përballet në raundin e ardhshëm me Sauthemptonin, trajneri gjerman tha:

“Kepa është shumë i zoti te penalltitë. Ai ka një eksperiencë shumë të mirë në pritjet e 11 metërshave. Jam i kënaqur që lojtarët e ruajtën qetësinë. Është një fitore e bukur sepse ishte një ndeshje e fortë dhe e luftuar. Ishte plot energji, me shanse dhe të dyja skuadrat bënë gjithçka për të fituar.

Aston Vila luajti shumë fortë, siç bëri 10 ditë më parë. Ishte edhe një sfidë shumë e bukur për t’u parë në stadium. Kjo është gjithashtu pjesë e detyrës sonë, që të argëtojmë njerëzit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat