Klubi detyrohet të sajojë ulëse për tifozët me paleta druri

Futboll

Klubi detyrohet të sajojë ulëse për tifozët me paleta druri

Më: 26 shtator 2021 Në ora: 15:39
Klubi detyrohet të sajojë ulëse për tifozët me paleta druri

Interes i jashtëzakonshëm në kampionatin elitar në Islandë, teksa u luajt ndeshja e fundit e sezonit, mes Vikungurit dhe Leiknir, e cila përfundoi me rezultatin 2-0. Ky triumf i siguroi vendasve titullin kampion.

Një moment historik për klubin e Vikungur Rejkjavik, që u shpall kampion i ligës së futbollit në Islandë pas 30 vitesh.

Për ndeshjen e fundit të kampionatit, klubi shiti më shumë bileta sesa ishin në dispozicion dhe duhej të improvizonte, duke shtuar stola druri, të cilat u improvizuan me paleta, të vendosura njëra mbi tjetrën.

Sipas raportimeve të mediave europiane, në ndeshjen e Vikingur kundër Leiknir, të pranishëm në stadium ishin vetëm 2023 tifozë, që festuan fitoren e skuadrës së tyre.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat