Sezoni i ri nis me derbin shqiptarë

Futboll

Sezoni i ri nis me derbin shqiptarë

Më: 29 shtator 2021 Në ora: 13:02
Sezoni i ri nis me derbin shqiptarë

Është hedhur shorti për sezonin e ri 2021/2022 në elitën e futsalit vendor, ku këtë vit do të garojnë plotë 6 skuadra shqiptare, përfshirë këtu edhe dy skuadrat e inkuadruara nga Liga e Dytë, Shkëndijën e Tetovës dhe ekipin e Enhalon nga Struga, njofton “infOSport.mk”.

Kështu që në start shorti na servoi derbin e madh shqiptarë, Juventus Serava – Futsal Shkupi, ndërsa gjithashtu interesante pritet të jetë edhe sfida midis skuadrës së rikthyer në mesin e më të mirëve, Shkëndijës dhe Arben Bajramit nga Shkupi.

Skuadra e Karadakut nga Kumanova sezonin e ri do ta nis si vendas përballë Velesit, ndërsa kampionët në fuqi të Preokt Ciko do të luajnë kundër Zhelezarecit.

Enhalon nga Struga, që për herë të parë do të luaj në Ligën e Parë, ndeshjen debutuese do ta ketë kundër Crna Rekës në Kavadar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat